Ulje e lehtë e temperaturave, si parashikohet moti për këtë të shtunë

Shqipëria

Ulje e lehtë e temperaturave, si parashikohet moti për këtë të shtunë

Më: 2 gusht 2025 Në ora: 07:42
Foto ilustrim

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët dhe alternime vranësirash, kryesisht në orët e mesditës deri pasdite.

Reshjet e shiut do të jenë të dobëta, vetëm përgjatë maleve.

Era e lehtë me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë deri 11m/s. Deti – Valëzimi forcës 1-2 ballë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat