Gjykata e Dibrës ka vendosur të lirojë katër të arrestuarit për aksidentin me vdekje të ndodhur në minierën e Bulqizës më 7 gusht.
Në këtë datë, humbi jetën minatori F. V., 66 vjeç.
Gjykata mori këtë vendim me kërkesë të Prokurorisë Dibër.
Katër shtetasit janë punonjës të stafit teknik të kompanisë minerare, që dyshohen për veprën penale të “shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë”.