Një konflikt mes disa përsonave në Shëngjin ka përfunduar me plagosjen e njerit prej tyre.
Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur në zonën e Kunës, ku një person është goditur me sende të forta në kokë dhe është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumes në Tiranë.
Ndërkohë, policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar njërin prej autoreve të dyshuar, i cili po merret në pyetje.
Nga të dhënat paraprake, ngjarje dyshohet të ketë ndodhur pas sherrit për vendparkimin.