Zjarret në Delvinë/ Zhupa: Flakët i afrohen puseve të naftës

Shqipëria

Zjarret në Delvinë/ Zhupa: Flakët i afrohen puseve të naftës

Më: 12 gusht 2025 Në ora: 20:36
Ina Zhupa

Deputetja demokrate Ina Zhupa ka kërkuar që të kryhet ndërhyrje emergjente nga ajri në zonën e Delvinës, pasi ka informacion se nga zjarret atje rrezikohet që flakët tu afrohen puseve të naftës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zhupa ka ndarë thirrjen dhe pamje nga zona, ku shfaqet tymi nga zjarret që po i afrohen zonës.

“Flakët i afrohen puseve të naftës në Delvinë, rrezikohet katastrofa!

Asnjë avion me ujë nuk ka pasur ditën e sotme në këtë zonë.

Ndërhyrja nga ajri është EMERGJENTE!”,-shkruan Zhupa.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat