Shiu boshatis Lungomaren e Vlorës

Shqipëria

Shiu boshatis Lungomaren e Vlorës

Më: 25 gusht 2025 Në ora: 11:34
Foto ilustrim

Pak minuta shi në orët e para të mëngjesit ka mjaftuar që Lungomare e Vlorës të marrë një pamje ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shohim gjatë ditëve të nxehta të verës.

Shëtitorja, e cila çdo ditë mbushet me turistë, familje dhe të rinj që shijojnë kafenetë, detin dhe gjallërinë e qytetit, apo edhe vija bregdetare, sot duket thuajse e boshatisur.

Rënia e temperaturave, sipas a2cnn, edhe pse jo e ndjeshme, solli një freski të pazakontë për këtë sezon. Qielli i mbuluar me re dhe pikat e shiut i larguan vizitorët e hershëm, duke krijuar një atmosferë të qetë dhe të heshtur përgjatë gjithë Lungomares.

Ky ndryshim i menjëhershëm i atmosferës e bëri qytetin bregdetar të dukej si në një ditë vjeshte të parakohshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat