Jahti pësoi defekt, kapiteni kërkon ndihmë në Sarandë/ Shpëtohen turistët e bllokuar si pasojë e dallgëve në Palasë

Shqipëria

Jahti pësoi defekt, kapiteni kërkon ndihmë në Sarandë/ Shpëtohen turistët e bllokuar si pasojë e dallgëve në Palasë

Më: 25 gusht 2025 Në ora: 19:21
Pamje nga vendi i ngjarjes

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë ndërhyrë me sukses për të shpëtuar disa pushues që u rrezikuan gjatë lundrimit në detin Jon, në Sarandë dhe Palasë.

Në Sarandë, rreth një milje larg Gjirit të qytetit, kapiteni i një jahti me flamur maltez kërkoi ndihmë pasi mjeti i tij kishte pësuar defekt dhe kishte marrë ujë. Policia Kufitare ndërhyri menjëherë, duke e shoqëruar kapitenin në mënyrë të sigurt në breg dhe duke rimorkuar jahtin drejt Portit të Limionit.

Ndërkohë, në zonën e Shën Andreut në Palasë, disa turistë u rrezikuan për shkak të kushteve të vështira të detit. Policia ndërhyri sërish menjëherë dhe bëri të mundur shoqërimin e tyre të sigurt në breg, duke ankoruar edhe mjetin e tyre lundrues në molin e Palasës.

Ndërhyrjet e shpejta të Policisë Kufitare tregojnë gatishmërinë dhe profesionalizmin e strukturave për të mbrojtur jetën e qytetarëve dhe turistëve në det.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat