Aksident me vdekje në Korçë

Shqipëria

Aksident me vdekje në Korçë

Më: 26 gusht 2025 Në ora: 23:57
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte, në qytetin e Korçës.

Raportohet se si pasojë e këtij aksidenti ka ndërruar jetë një grua rreth të 50-ve, e cila ishte duke lëvizur me biçikletë.

Aksidenti u regjistrua në aksin dytësor Korçë-Voskop, që të lidh me fshatin Voskopojë.

Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbuluar rrethanat që çuan në aksidentin tragjik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat