Vijon prishja e objekteve në Vlorë, bashkia paralajmëron aksione të tjera

Shqipëria

Vijon prishja e objekteve në Vlorë, bashkia paralajmëron aksione të tjera

Më: 28 gusht 2025 Në ora: 19:46
Foto ilustrim

Në Vlorë ka vijuar sot aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje nëpër lagje dhe midis pallateve, me qëllim lirimin e hapësirave publike.

Inspektoriati i Bashkisë, në bashkëpunim me strukturat vendore, ka kryer sot prishjen e një objekti, ndërsa njofton se aksioni nuk do të ndalet me kaq.

Sipas bashkisë, ndërhyrjet do të vijojnë edhe në ditët e ardhshme në objekte të tjera që konsiderohen të paligjshme dhe që pengojnë hapësirat publike.

Ky operacion është pjesë e planit të gjerë të bashkisë për të rikthyer hapësirat e përbashkëta në funksion të komunitetit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat