Kryen parakalime të rrezikshme, gjobiten 3 drejtues automjetesh

Shqipëria

Kryen parakalime të rrezikshme, gjobiten 3 drejtues automjetesh

Më: 31 gusht 2025 Në ora: 18:30
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia në Lezhë ka gjobitur tre drejtues të automjeteve me nga dymbëdhjetë mijë lekë pasi kishin bërë parakalime të rrezikshme në rrugën Milot-Lezhë dhe Balldre-Lezhë.

Drejtuesit e automjeteve të gjobitura kishin publikuar pamje nga veprimet e tyre të rrezikshme në rrjete sociale, pas së cilës policia ka ndërmarrë veprimet për identifikimin e menjëhershëm të tyre.

Njërit nga drejtuesve të automjeteve i janë hequr edhe 10 pikë nga leja e drejtimit, transmeton KosovaPress.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët për kontributin në evidentimin e shkeljeve të rregullave të trafikut rrugor dhe i fton të vijojnë të denoncojnë raste të tilla.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat