Rëndohet bilanci i viktimave nga të shtënat me armë në Shkodër, dy të vrarë dhe dy të plagosur

Shqipëria

Rëndohet bilanci i viktimave nga të shtënat me armë në Shkodër, dy të vrarë dhe dy të plagosur

Më: 8 shtator 2025 Në ora: 09:02 Përditësuar në ora: 10:08 më 08.09.2025
Foto

Policia e Shkodrës reagim zyrtar për masakrën me dy të vrarë e dy të plagosur

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 08:50, në lagjen “Qemal Stafa”, në ambientet e jashtme të një lokali, dyshohet se shtetasi R. G. ka qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë janë plagosur shtetasi E. V. (B.), 43 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, si dhe shtetasja M. K., 25 vjeçe, e cila është dëmtuar lehtë.

Gjithashtu, si pasojë e të shtënave, ka humbur jetën në vendngjarje shtetasi A. P., ndërsa në Spitalin Rajonal Shkodër ka ndërruar jetë edhe shtetasi L. K. (L.), 31 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit. Pas disa minutash ndjekjeje, bënë të mundur kapjen e tij dhe sekuestruan një armë zjarri automatike.

Ndërkaq, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Rëndohet bilanci i viktimave nga të shtënat me armë në Shkodër, ndërron jetë në spital një prej të plagosurve

Ka shkuar në dy numri i viktimave nga të shtënat me armë zjarri në një lokal pranë bashkisë në Shkodër.

Pas punonjësit i IKMT-së Armando Palit, i cili mbeti i vrarë në vendngjarje, ka humbur jetën në spital Geridon Kraja, i njohuri i Armando Palit dhe Erogen Vasos.

Mes të plagosurve është edhe Erogen Vaso alias Brajoviç, vëllai i të arrestuarit Denis Brajoviç dhe një kamariere.

Sipas burimeve, autori i dyshuar u arrestua në tentativë për të ikur në zonën periferike të njohur si “shinat e trenit” në Shkodër, ndërsa ende nuk dihet identiteti i tij.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm (8 Shtator) pranë shkollës “Kole Idromeno”, brenda një lokali duke shkaktuar panik tek klientët dhe qytetarët.

U vra në atentatin në Shkodër/ Kush është viktima Armando Pali, punonjës i IKMT

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur në një atentat me armë zjarri që ndodhi në një lokal pranë bashkisë së Shkodrës.

Nga breshëria e plumbave të kallashnikovit ka mbetur i vrarë Armando Pali, ndërsa në gjendje të rëndë janë plagosur Erogen Vaso (i njohur edhe si Erogen Brajoviç), një tjetër person dhe një grua.

Viktima Armando Pali ka qenë më parë anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës dhe aktualisht punonte në Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit të qytetit ndërsa Erogen Vaso nuk është i panjohur për organet e rendit, pasi emri i tij u përmend në vitin 2023 në lidhje me grupin kriminal të Bajrave në Shkodër.

Dyshohet se Erogen Vaso ka qenë shënjestra kryesore e atentatit, ndërsa ai dhe viktima Armand Pali ndodheshin së bashku në lokal në momentin e sulmit. Gruaja e plagosur gjithashtu po pinte kafe në të njëjtin lokal.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se një person është arrestuar në lidhje me këtë ngjarje, por ende nuk është bërë e qartë nëse bëhet fjalë për autorin e drejtpërdrejtë të sulmit apo për një bashkëpunëtor.

Një i vdekur dhe tre të plagosur në mes të Shkodrës, një i arrestuar/ Pas ngjarjes u largua, por u aksidentua

Policia e Shkodrës ka arrestuar një person lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në mes të qytetit.

Dyshohet se i arrestuari është i përfshirë në krim dhe pas ngjarjes ka tentuar të largohej, por është aksidentuar me një automjet tjetër.

1 i vdekur dhe 3 të plagosur është bilanci i kësaj ngjarjeje të rëndë. Të plagosurit janë një kamariere, një djalë i ri shoqërues i Eugen Vasos dhe ky i fundit.

Ndërsa viktimë ka mbetur Armando Pali, ish këshilltar bashkiak në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur shumë pranë bashkisë së Shkodrës, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Rëndohet bilanci në Shkodër, një i vdekur dhe tre të plagosur, mes tyre një kameriere

Një i vdekur dhe tre të plagosur, është ky bilanci tragjik nga të shtënat me armë mëngjesin e kësaj të hëne në Shkodër.

Gazetari Klodian Zhivani raporton se ngjarja e rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në ambientet e një lokali, në afërsi të bashkisë së Shkodrës.

Mes të plagosurve janë Armando Pali, Eugen Vaso si dhe një kamariere.

Ende nuk dihet asgjë për autorët apo rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Atentat ndaj vëllait të Denis Brajoviçit, Shkodra tronditet sërish

Shkodra është tronditur sërish nga një ngjarje e rëndë kriminale ku një person është qëlluar me armë zjarri mëngjesin e kësaj të hëne në mes të qytetit, pranë godinës së bashkisë.

I plagosur rëndë ka mbetur Erdogan Vaso, vëllai i Denis Brajoviçit.

Sipas burimeve paraprake, Vaso është qëlluar me breshëri plumbash nga persona ende të paidentifikuar.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat