Aksident me vdekje në Golaj të Hasit

Shqipëria

Aksident me vdekje në Golaj të Hasit

Më: 8 shtator 2025 Në ora: 20:46
Foto ilustrim

Një aksident tragjik ka ndodhur sot në fshatin Golaj të Hasit.

Drejtuesi i mjetit ka humbur jetën si pasojë e daljes së automjetit nga rruga.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti ka devijuar nga rruga për shkaqe ende të paqarta, duke sjellë pasoja fatale për drejtuesin, raporton korrespondenti i Top Channel Bekim Lekica.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat