Pas zgjedhjeve të bujshme të 11 majit, mes ankimimeve të rezultatit spektakolar me 83 mandate, kryesocialisti Edi Rama zyrtarizoi kabinetin e ri qeveritar. Gazetari dhe analisti Sokol Balla komentoi për ‘News Line’ reformën kushtetuese të cilën e cilësoi si të nevojshme. Më tej, Balla tha se është një zgjatje dorë ndaj opozitës për ta ulur në tryezë, në një moment ku nevojiten 93 vota për miratimin e saj.
“Ndryshimet kushtetuese, besoj se është gjëja e duhur. Reforma kushtetuese është e nevojshme duke nisur që nga parlamenti. Ajo që ka thënë Rama është fjala e opozitës, kjo shkon dhe me reformën administrative.
Shoh një zgjatje dore të tij ndaj opozitës, për ta ulur në tryezë kur nevojiten 93 vota për miratimin e reformës, ndërkohë ka 83 mandate, dhe për ta larguar nga rruga e përplasjes që do t’i krijonte kosto Shqipërisë. Shoh dhe lëvizjen dhe prishjen e traditës, si duket kësaj rradhe Rama thotë nuk mund të humbim më kohë.
Nuk mendoj që e ka bërë pa u konsultuar me ndërkombëtarët. Çdo lëvizje që paralajmëroi sot është ën kuadër të ëndrrës europiane, është premtim elektoral.”