Një nga deputetet më të votuara, a ka bërë Sara Mila fushatë në burgun e Elbasanit? Ja si përgjigjet deputetja e re e PS

Shqipëria

Një nga deputetet më të votuara, a ka bërë Sara Mila fushatë në burgun e Elbasanit? Ja si përgjigjet deputetja e re e PS

Më: 12 shtator 2025 Në ora: 10:05
Sara Mila

Deputetja e re e Partisë Socialiste, Sara Mila, ka komentuar sot në hyrje të Parlamentit rezultatin e votave gjatë zgjedhjeve të 11 majit në burgun e Elbasanit, ku ajo rezultoi një nga kandidatet me të votuara.

E pyetur nga gazetarët nëse ka bërë fushatë në burg, Mile refuzoi të jepte një përgjigje dhe e konsideroi koment të tepërt.

Pyetje: A keni bërë fushatë në burg përderisa dolët një nga deputetet më të votuara?

Sara Mila: Kam përshtypjen se çfarë kisha për të thënë, i thash. Komentet e tjera janë shumë të tperta. Kjo është dita ime parë në Parlament dhe kam më shumë emocione se çdo ditë tjetër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat