Aksident në Fier-Lushnjë! Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, tre të lënduar

Shqipëria

Aksident në Fier-Lushnjë! Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, tre të lënduar

Më: 16 shtator 2025 Në ora: 13:11
Pamje nga aksidenti

Një aksident ka ndodhur mesditen e sotme në autostradën Fier- Lushnje, në vendin e quajtur “ Kryqëzimi i Vajkanit”.

Dy automjete janë përplasur me njëra – tjetrën.

Dhe për pasojë kanë mbetur  të lënduar tre persona, të cilët janë transportuar  drejt Spitalit Rajonal Fier.

Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti, si dhe për disiplinimin e trafilkut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat