​11 vjet nga vizita e Papa Françeskut në Shqipëri

Shqipëria

​11 vjet nga vizita e Papa Françeskut në Shqipëri

Më: 21 shtator 2025 Në ora: 07:40
​11 vjet nga vizita e Papa Françeskut në Shqipëri

Sot bëhen 11 vite nga vizita historike e Papa Françeskut në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, më 21 shtator të vitit 2014, e cila ishte gjithashtu edhe vizita e tij e parë nga momenti që u zgjodh Papë në fronin e Shën Pjetrit.

Papa qëndroi për rreth 12 orë në Tiranë, duke i bërë Shqipërisë një jehonë të madhe për bashkëjetesën paqësore dhe bashkëpunimin ndërmjet anëtarëve të feve të ndryshme.

Papa Francesku kishte zgjedhur Shqipërinë, si vizitën e parë të tij në Evropë. Fjalimin e parë, e mbajti në presidencë, për të vazhduar pastaj fjalimin në meshën e shenjtë në sheshin “Nënë Tereza”.

Papa u prit nga dhjetëra-mijëra shqiptarë të të gjitha besimeve fetare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat