Përplasje në seancë! Alibej i përmend vëllain, Nuredin Dumani tensionohet, nxirret nga salla

Shqipëria

Përplasje në seancë! Alibej i përmend vëllain, Nuredin Dumani tensionohet, nxirret nga salla

Më: 23 shtator 2025 Në ora: 13:05
Nuredin Dumani dhe Erion Alibej

Debate në seancën për operacionin “Plumbi i artë” mes dy të penduarve të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Erion Alibej.

Ky i fundit është duke ju përgjigjur pyetjeve që i bëhen nga avokatët dhe ka rrëfyer për takimin e tij të parë me Nuredin Dumanin. Alibej tregoi detajet që i kishte treguar i pari mbi “masakrën e Bradasheshit”.

“Nuredini nuk më pranoi që vëllai i tij të ishte në ngjarje. Nuk e di, mbase ishte ndonjë hatërmbetje me vëllanë e tij”, tha Alibej, çka solli reagim të menjëhershëm të Dumanit.

“Me leje zonja kryetare”, tha Dumani duke u cuar në këmbë dhe drejtuar gishtin ndaj të penduarit Alibej. “Ky është mashtrim. Duhet të kërkosh falje për këtë!”, tha Dumani.

Tesnioni u ndërpre nga ndërhyrja e gjykatës, që urdhëroi punonjësit e sigurisë të zhvendosnin Dumanin në një kënd, ku të kishte më pak kontakt viziv me Alibejn.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat