Vangjush Dako përfundon ditët e qëndrimit në burg, lë sot qelinë

Shqipëria

Vangjush Dako përfundon ditët e qëndrimit në burg, lë sot qelinë

Më: 26 shtator 2025 Në ora: 09:21
Vangjush Dako

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako ka përfunduar ditët e qëndrimit në burg.

Vangjush Dako u dënua me 2 vite e tetë muaj burgim nga Gjykata e Apelit të Posaçëm.

Por, pas dhënies së dënimit nga Apeli i GJKKO përfundoi në spital. Pasi gjendja e tij shëndetësore u përmirësua, më 21 shtator u rikthye në burgun e Durrësit për të përfunduar ditën e mbetura të dënimit në qeli.

Vangjush Dako, në momentin që mori vesh dënimin, u shtrua në repartin e Sëmundjeve Infektive nën mbikëqyrjen e Forcës së Policisë së Burgjeve, për shkak të problemeve shëndetësore, pasi vuan nga aritmia, ankthi dhe hernia diskale.

Avokati i tij deklaroi se ish-kryebashkiaku Vangjush Dako do të qëndronte në qeli vetëm për 6 ditë, pasi sipas përllogaritjeve i mbaron dënimi. Pjesën më të madhe të dënimit ai e ka kryer në “arrest shtëpie”.

Dako u akuzua nga SPAK për shpërdorim detyre ne dy episore, i pari lidhur me lidhur me miratimin e lejes së ndërtimit në favor të shoqërisë Fakle sh.p.k, ku ai dhe vartësit përpiluan dokumentet dy vjet pasi ndërtimi kishte përfunduar dhe banorët kishiin hyrë në apartamentet e tyre për të banuar.

Episodi i dytë lidhet me një procedurë prokurimi, për shërbim konsulence, sigurimin e një projekti të quajtur “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat