​Bajram Begaj zbulon detaje nga biseda e tij me Donald Trump

Shqipëria

​Bajram Begaj zbulon detaje nga biseda e tij me Donald Trump

Më: 2 tetor 2025 Në ora: 21:55
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka rrëfyer bisedën që shkëmbeu gjatë takimit me homologun e tij amerikan Donald Trump.

Ai në një intervistë për TopChannel shprehet se ishte moment krenarie, kur Trump tha në gjuhën angleze “Albania is doing great job” (Shqipëria po bën një punë të shkëlqyer).

Begaj tha se kjo shprehje e ka bazën te marrëdhëniet strategjike dhe miqësisë së hershme mes dy vendeve.

“Nën administratën Trump raportet midis SHBA dhe Shqipërisë për sa i përket bashkëpunimit sidomos në fushën ekonomike do të forcohen. Mendoj që fushat me interes të ndërsjellë siç mund të jete ekonomia e lidhur me turizmin apo e lidhur me energjinë apo marrëdhëniet në fushën ushtarake do të njohin njohje të reja dhe avancim të mëtejshëm”, tha Begaj.

Kujtojmë, Begaj kishte takuar Trump në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, e cila u mbajt nga 22-27 shtator 2025. Begaj dhe Zonja e Parë, Armanda Begaj, morën pjesë në një pritje të organizuar nga presidenti Trump dhe Zonja e Parë, Melania.

Në një postim në rrjetet sociale, Begaj e quajti miqësinë Shqipëri-SHBA "një lidhje të fortë dhe të pathyeshme, një aleancë historike dhe strategjike", raporton KosovaPress.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat