Konferenca e Kryetarëve, rrëzohet kërkesa e PD për mocion me debat për fondet e IPARD

Shqipëria

Konferenca e Kryetarëve, rrëzohet kërkesa e PD për mocion me debat për fondet e IPARD

Më: 8 tetor 2025 Në ora: 11:59
Foto nga takimi

Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, u rrëzua kërkesa e Partisë Demokratike për zhvillimin e një mocioni me debat dhe ngritjen e një komisioni të posaçëm parlamentar në lidhje me gjetjet e OLAF për fondet IPARD.

Pas diskutimeve, nuk u arrit dakordësi mes grupeve parlamentare për përfshirjen e kërkesës në rendin e ditës.

Ndërkohë, shqyrtimi i dy kërkesave të Partisë Socialiste për ngritjen e komisioneve të posaçme për Reformën Zgjedhore dhe Reformën Administrativo-Territoriale u shty për mbledhjen e radhës të Konferencës së Kryetarëve.

Seanca nisi me mbajtjen e një minutë heshtje në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u vra në sallën e gjyqit dy ditë më parë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat