Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet, Bushati: Nxorën pak këmbën nga rrethi, pezulluan çmendurinë e Begajt

Shqipëria

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet, Bushati: Nxorën pak këmbën nga rrethi, pezulluan çmendurinë e Begajt

Më: 9 tetor 2025 Në ora: 23:00
Analisti Andi Bushati, Presidenti Bajram Begaj/Foto ilustrim

Analisti Andi Bushati, ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese për pezullimin e zgjedhjeve në Tiranë, nuk ka marrë ndonjë vendim kundër Edi Ramës, por thjesht ka ruajtur dinjitetin e vetes duke pezulluar përkohësisht zgjedhjet, pas dekretit të Begajt, të cilin ai e quajti “çmenduri”.

“Nuk u surprizova, për një gjë të thjeshtë, sepse nuk ka marrë ndonjë vendim të rëndësishëm në themel. Për ta vulgarizuar, Presidenti i Republikës, doli dhe tha, në 12 të drekës, jemi në 12 të natës.

Kushtetuesja ka thënë, ore të paktën deri këtu nuk mund ta kapërdijmë. Ka marrë vendim të pezullojë çmendurinë e Begajt.

Nuk është se ka kthyer çështjen mbrapsht. Nuk thotë se shkarkimi është i drejtë apo jo i Veliajt.

Ka thënë nëse janë çmendur të gjithë, nëse Presidenti as nuk i rruhet ta ruajë fasadën e neutralitetit, ne po mundohemi ta ruajmë pak, duke qenë e bindur që kjo gjë nuk i prish punë as Ramës, as pushtetit, asgjë prej gjëje.

Nuk i hyn dikujt gjemb në këmbë nga kjo që u bë. Si ajo barcaleta, këta kanë nxjerrë pak këmbën nga rrethi…”, deklaroi Bushati.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat