Strategjia Kombëtare e Kulturës 2026–2030, ministrit Gonxhja: Ftesë për çdo zë krijues shqiptar

Shqipëria

Strategjia Kombëtare e Kulturës 2026–2030, ministrit Gonxhja: Ftesë për çdo zë krijues shqiptar

Më: 10 tetor 2025 Në ora: 15:36
Foto ilustrim

Ministri i Kulturës, Blendi Gonxhja, ka njoftuar nisjen zyrtare të punës për hartimin e Strategjisë Kombëtare të Kulturës 2026–2030. Ky proces synon të ndërtojë një vizion të ri për të ardhmen e kulturës shqiptare dhe përfshin artistë, institucione, ekspertë dhe komunitete.

Në bashkëpunim me Agjencinë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (AICS) dhe Fondacionin “Santagata”, strategjia do të fokusohet në:

Fuqizimin e institucioneve kulturore,

Mbështetjen për artistët dhe skenën e pavarur,

Investime në infrastrukturë kulturore dhe trashëgimi,

Krijimin e kushteve dinjitoze për artin si profesion.

Ministri theksoi se kultura është një forcë krijuese, ekonomike dhe diplomatike që e vendos Shqipërinë në qendër të krijimtarisë në rajon. Ai bëri thirrje për përfshirje të gjerë në këtë proces, nga profesionistët e fushës deri te komunitetet lokale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat