Begaj i kërkon Vietnamit rishikimin e qëndrimit për njohjen e Kosovës

Shqipëria

Begaj i kërkon Vietnamit rishikimin e qëndrimit për njohjen e Kosovës

Më: 22 tetor 2025 Në ora: 14:05
Ambasadorja e Republikës Socialiste të Vietnamit në Shqipëri, Pham Thi Thu Huong dhe presidenti Bajram Begaj

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, pranoi sot Letrat Kredenciale nga ambasadorja e Republikës Socialiste të Vietnamit në Shqipëri, Pham Thi Thu Huong.

Kreu i Shtetit vlerësoi marrëdhëniet e mira dhe tradicionale që ekzistojnë midis dy vendeve tona prej 75 vitesh, duke nënvizuar nevojën për intensifikimin e kontakteve politike, ekonomike dhe kulturore.

Presidenti Begaj theksoi se Shqipëria do ta mirëpriste një rishikim të qëndrimit të Vietnamit lidhur me njohjen e Republikës së Kosovës dhe mbështetjen e anëtarësimit të saj në organizata ndërkombëtare.

Ai ka nënvizuar se Kosova është një realitet i pakthyeshëm në Ballkanin Perëndimor.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat