Dy të vrarë në Durrës, gjendet automjeti i autorit të shpallur në kërkim Daniel Pepa

Shqipëria

Dy të vrarë në Durrës, gjendet automjeti i autorit të shpallur në kërkim Daniel Pepa

Më: 22 tetor 2025 Në ora: 21:02
Daniel Pepa

Pasditen e sotme, në Manëz të Durrësit është gjetur automjeti i 21 vjeçarit Daniel Pepa të shpallur në kërkim pas ngjarjes së rëndë, ku mbetën të vrarë dy djem të rinj, Flori Paluçi dhe Aranit Kurti.

Pas kontrollit, në makinë është konstatuar një gjurmë plumbi.

Flori Paluçi ishte ulur në tavolinë me kamarierin e lokalit të cilit Daniel Pepa i cili i kishte kërkuar kamerierit të përgatiste një kafe, por kjo nuk u bë e mundur pasi ekspresi ishte i fikur.

Pas kësaj, personi Flori Paluçi, ndërhyri në debat dhe qëlloi me armë shokun e Dorian Pepës ndaj Aranit Kurtin dhe duke e lënë të vdekur në vend.

Më pas, Daniel Pepa, shoku i Kurtit ka reaguar duke vrarë me armë zjarri 33-vjeçarin Flori Paluçi.

Paluçi ka qenë i arrestuar më parë në vitin 2015 në Itali si i dyshuar për pjesmarrje në një bandë grabitësish.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat