Vrasja për kalin në Berat, ja kush është autori

Shqipëria

Vrasja për kalin në Berat, ja kush është autori

Më: 28 tetor 2025 Në ora: 17:27
Kristo Mema

Panorama online ka arritur të sigurojë foton e autorit 63-vjeçar të vrasjes së një 42-vjeçari pasditen e sotme në lagjen e kalasë së Beratit.

Vrasja me thikë ndodhi për motive banale.

Kristo Mema, autori, kishte një kalë që e ofronte për xhiro për turistët në Berat.

Një ndër vizitorët ishte dhe Keli Hoxha nga Tirana.

42-vjeçari dyshohet se u vra për motive banale për shkak të këtij kali.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat