Përplasen dy makina në aksin Lezhë–Milot, humb jetën 66-vjeçari dhe pasagjeri!

Shqipëria

Përplasen dy makina në aksin Lezhë–Milot, humb jetën 66-vjeçari dhe pasagjeri!

Më: 8 nëntor 2025 Në ora: 11:39
Foto ilustrim

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot, ku për pasojë kanë humbur jetën dy persona.

Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 01:30, ndërsa në aksident janë përfshirë dy automjete, drejtues 33-vjeçain me iniciale A. Gj. dhe 66-vjeçarin me iniciale R. H..

Si pasojë e përplasjes, kanë ndërruar jetë 66-vjeçari dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin e tij, 52 vjeçari me iniciale A. H..

Shkak i aksidentit rrugor dyshohet të jetë, krahas kushteve atmosferike me reshje të dendura shiu, pozicionimi i gabuar në karrexhatë i automjetit me drejtues 33-vjeçarin, i cili rezultoi në gjendje të dehur

Rreth orës 01:30, në aksin rrugor Lezhë–Milot, janë përfshirë në një aksident rrugor automjeti me drejtues shtetasin A. Gj. dhe automjeti me drejtues shtetasin R. H., 66 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, kanë ndërruar jetë shtetasi R. H. dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin e tij, shtetasi A. H., 52 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore në vendin e ngjarjes, dyshohet se shkak i aksidentit rrugor të jetë, krahas kushteve atmosferike me reshje të dendura shiu, pozicionimi i gabuar në karrexhatë i automjetit me drejtues shtetasin A. Gj., 33 vjeç, i cili rezultoi në gjendje të dehur”,-  njofton policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat