Demo takon Gonzaton: Bashkitë, të rëndësishme në procesin e integrimit europian

Shqipëria

Demo takon Gonzaton: Bashkitë, të rëndësishme në procesin e integrimit europian

Më: 12 nëntor 2025 Në ora: 21:58
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, i cili shoqërohej nga Andre Rizzo, shef i Sektorit Politik dhe Miha Pezelj, drejtues i ekipit të BE-së në Shqipëri.

Në fokus të takimit ishin raporti i fundit për Shqipërinë dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm mes qeverisë shqiptare dhe Bashkimit Europian, sidomos në nisma që forcojnë partneritetin institucional dhe rrisin kapacitetet e bashkive në vend.

Ministri Demo theksoi se bashkitë luajnë një rol të rëndësishëm në procesin e integrimit në Bashkimin Europian, si dhe në zbatimin e standardeve dhe politikave që afron vendin më pranë BE-së.

“Një takim frytdhënës dhe inkurajues për hapat e mëtejshëm drejt objektivave të përbashkëta”, u shpreh Demo pas takimit, duke vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Europian për zhvillimin lokal dhe mirëqeverisjen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat