Aksident i rëndë në rrethrrotullimin e Novoselës, plagosen 5 persona

Shqipëria

Aksident i rëndë në rrethrrotullimin e Novoselës, plagosen 5 persona

Më: 12 nëntor 2025 Në ora: 22:58
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në rrethrrotullimin e Novoselës në Vlorë, ku një mjet ka përfunduar në kanal.

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në rrethrrotullimin e Novoselës në Vlorë, ku një mjet ka përfunduar në kanal.

Një automjet tip Mercedes Benz me 5 persona ka qënë duke udhëtuar nga fshati Akërni për në Vlorë, nuk ka marrë dotë kthesën dhe ka përfunduar në kanal.

Dy zjarrëfikse si dhe autoambulanca kanë mbërritur në vendgjarje që kanë berë të mundur nxjerrjen e pesë të rinjve nga makina dhe shoqërimin e tyre drejt spitalit rajonal për të marrë ndihmën mjekësore.

Mësohet së pesë të rinjtë janë jashtë rrezikut për jetën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat