Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në aksin Shkodër–Hani i Hotit.
Sipas informacionit paraprak, një makinë në lëvizje është qëlluar me armë zjarri.
Më pas, mjeti është përplasur me një barierë pranë rrugës, në afërsi të një karburanti. Drejtuesi i mjetit ka braktisur vendin e ngjarjes.
Deri tani nuk raportohet për viktima apo të lënduar.