Qëndroi mbi një orë në SPAK, ish-kryebashkiaku i Tepelenës: Të fala Ristanit

Shqipëria

Qëndroi mbi një orë në SPAK, ish-kryebashkiaku i Tepelenës: Të fala Ristanit

Më: 25 nëntor 2025 Në ora: 11:46
Tërmet Peçi

Deputeti dhe ish-kryebashkiaku i Tepelenes, Tërmet Peçi ka dalë nga ambientet e SPAK pasi qëndroi këtë të martë për 1 orë e 15 minuta.

Pas daljes së tij, Peçi ka refuzuar t’iu përgjigjet gazetarëve dhe nuk dha detaje se përse është paraqitur në SPAK. Ai është shprehur “te fala Ristanit”.

Kjo paraqitje e tij mund të ketë lidhje me kallezimin e ish-deputetit demokrat Arben Ristani për të në Prokurorinë e Posaçme. Në prill të këtij viti Partia Demokratike ka depozituar pranë SPAK kallëzim lidhur me afera korruptive ku sipas tyre është i përfshirë Peçi.

Sipas PD afera shkon në 66 milionë euro dhe ka të bëjë me tenderat e rindërtimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat