Fermerët grekë sërish në protestë, bllokohet disa orë aksi Kakavijë–Janinë

Shqipëria

Fermerët grekë sërish në protestë, bllokohet disa orë aksi Kakavijë–Janinë

Më: 2 dhjetor 2025 Në ora: 09:20
Foto ilustrim

Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 16:00 deri në orën 21:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në fshatin Kallpaq, do të jetë i bllokuar.

Kjo për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat