​Reshjet e borës, Policia e Shtetit apel për më shumë kujdes në rrugë

Shqipëria

​Reshjet e borës, Policia e Shtetit apel për më shumë kujdes në rrugë

Më: 3 dhjetor 2025 Në ora: 14:55
Foto ilustrim

Policia Rrugore ka rritur prezencën e saj në të gjitha akset rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve, lehtësimin e lëvizjes së automjeteve dhe për të ndihmuar përdoruesit të rrugës, në raste nevoje, raporton KosovaPress.

Në një njoftim, Policia Rrugore u bënë thirrje drejtuesve të automjeteve të kenë kujdes gjatë lëvizjes, pasi ka prezencë të lagështirës dhe prezencë të borës.

Drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve të respektojnë sinjalistikën rrugore, të përdorin zinxhirë dhe goma dimërore në akset ku është e nevojshme dhe të ndjekin udhëzimet e punonjësve të Policisë Rrugore në shërbim.

Në rast nevoje për ndihmë të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat