Balluku e akuzuar për skandale korruptive/ Berisha: Hajduti pezullohet dhe arrestohet!

Shqipëria

Balluku e akuzuar për skandale korruptive/ Berisha: Hajduti pezullohet dhe arrestohet!

Më: 5 dhjetor 2025 Në ora: 11:58
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar te pandehuren Belinda Balluku, e cila është e pezulluar si zëvendëskryeministre dhe ministres së Infrastrukturës. 

Gjatë një takimi me Federaten e Opozites se Bashkuar, Berisha pretendoi se Balluku është “kapur në flagrancë” dhe se pas njoftimit për pezullimin e saj nga detyra po fshihet një aferë korruptive.

Berisha: Është kapur në flagrancë, hajdut me tunelin e Llogarasë. E Ka marrë zv kryeministren e ka çuar në Ankara, kanë bërë pazarin me 50 mln euro si fillim dhe tani mashtron sic është paturpësisht se nuk ka ndodhur në botë që të pezullohet ministri. Hajduti pezullohet dhe arrestohet kudo në botë.

 Qoftë ministër, qoftë kryeministër. Ky do të na mbushë mendjen se cënohet kushtetuta. Ato 50 mln janë 1/50 e atyre që ka vjedhur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat