​“Parada” e Gjelit të Detit në Peqin, fermerët ankohen për mungesën e tregut

Shqipëria

​“Parada” e Gjelit të Detit në Peqin, fermerët ankohen për mungesën e tregut

Më: 7 dhjetor 2025 Në ora: 13:22
​“Parada” e Gjelit të Detit në Peqin

Përpara se të zënë vendin kryesor në tavolinën e festave, gjelat e detit në Peqin të Shqipërisë kanë bërë parakalimin e përvitshëm në panairin që synon promovimin e tij.

Zona e Peqinit njihet për rritjen e gjelave të detit cilësor, por fermerët ende vuajnë mungesën e një tregu dhe konkurrencën nga gjeli i importit. Këtë vit çmimi i gjelit të detit në Peqin varion 900 leke kg gjeli dhe 1000-1200 pula.

Sipas kryetarit të Bashkisë së Peqinit është shumë e rëndësishme që kjo zonë të promovohet jo vetëm për gjelin e detit, por gjithashtu për vajin e ullirit cilësor e prodhime të tjera bio, transmeton kp.

Peqini rrit çdo vit rreth 30 mijë gjela deti. Duke ndjekur traditën e të parëve të tyre, fermerët janë fokusuar në rritjen e shpendit i cili kërkon shumë kujdes në gati 10 muaj të vitit për të ardhur në tryezë plot shije për festat e fundvitit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat