Aksident në Tiranë, humb jetën drejtuesi i motorit

Shqipëria

Aksident në Tiranë, humb jetën drejtuesi i motorit

Më: 13 dhjetor 2025 Në ora: 23:04
Ilustrim

Një aksident rrugor ka ndodhur në rrugën e Prushit, ku një automjet me drejtues shtetasin F. Gj., 23 vjeç, është përplasur me një motor.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motorit, B. T., 40 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar edhe pasagjerja në motomjet, A. Gj., 22 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat