Protesta e fermerëve në Greqi vijon, bllokohet sërish pika Kufitare e Kakavijës

Shqipëria

Protesta e fermerëve në Greqi vijon, bllokohet sërish pika Kufitare e Kakavijës

Më: 17 dhjetor 2025 Në ora: 09:15
Foto ilustrim

Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar.

Kjo për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat