Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të enjte

Shqipëria

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të enjte

Më: 18 dhjetor 2025 Në ora: 07:16
Foto ilustrim

Ditën e Enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale afatshkurtra me diell kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore.
Mjegulla/mjegullina do të jenë prezente në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes përgjatë luginave.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i lindjes me shpejtësi mesatare 4 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitoi shpejtësi deri në 6 m/sek.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 0-1 ballë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat