Lufta kundër narkotikëve, arrestohet një 19-vjeçar në Tiranë

Shqipëria

Lufta kundër narkotikëve, arrestohet një 19-vjeçar në Tiranë

Më: 18 dhjetor 2025 Në ora: 14:27
Policia e Shtetit ka arrestuar shtetasin G.V. (19), banues në Tiranë

Policia e Shtetit ka arrestuar shtetasin G.V. (19), banues në Tiranë, në kuadër të operacionit policor “Night” për luftimin e narkotikëve.

Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet dhe iu sekuestrua me cilësinë e provës materiale, sasi lënde e dyshuar narkotike kokaine, e ndarë në doza, gati për shitje në rrugët “Papa Gjon Pali II” dhe “Mustafa Matohiti” në Tiranë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

Tiranë/Operacione të njëpasnjëshme kundër prodhimit dhe shitjes së narkotikëve. Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor i koduar “Night”. Arrestohet në flagrancë një 19-vjeçar që siguronte Kokainë, e ndante në doza dhe e shiste në lokale në zona me frekuentim të lartë në kryeqytet. Sekuestrohet sasia e lëndës narkotike Kokainë që iu gjet me vete të riut, në momentin e arrestimit.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për një shtetas që shiste lëndë narkotike Kokainë, në doza, kryesisht në lokale nate, në rrugët “Papa Gjon Pali II” dhe “Mustafa Matohiti”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve finalizuan operacionin “Night”. Në kuadër të operacionit, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi G. V., 19 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet dhe iu sekuestrua me cilësinë e provës materiale, sasi lënde e dyshuar narkotike Kokaine, e ndarë në doza, gati për shitje. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat