Procedohet penalisht Adriatik Lapaj

Shqipëria

Procedohet penalisht Adriatik Lapaj

Më: 20 dhjetor 2025 Në ora: 18:04
Kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj

Kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj është proceduar penalisht nga policia lidhur me protestën e zhvilluar para Kuvendit dhe Kryeministrisë.

Në një video të postuar në rrjete sociale, Lapaj shprehet se është proceduar për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

“Mora një tjetër medalje sot, e pesta. Më proceduan penalisht për prishje të rendit dhe qetësisë publike. Shihemi në shesh, nuk ndalojmë”, shprehet Lapaj në video.

Gjatë protestës u shënuan përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të policisë. Pas shpërndarjes së protestuesve, policia shoqëroi katër nga aktivistët që kanë marrë pjesë në protestë. Protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe kanë theksuar se nuk ka më kthim pas nga protesta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat