Ekzekutimi i Renis Dobrës, si u gjurmuan autorët

Shqipëria

Ekzekutimi i Renis Dobrës, si u gjurmuan autorët

Më: 30 dhjetor 2025 Në ora: 22:15
Renis Dobra

Në emisionin “Në Shënjestër”, u publikuan dhe rezultatet e analizave të 3 automjeteve të dyshuara se morën pjesë në pengmarrjen dhe vrasjen e Renis Dobrës nga fshati Zenisht i Matit.

Në materialet e publikuara gjatë emisionit, mësohet se Fation Bushgjokaj u kthye për të dorëzuar makinën tip ‘Range Rover’, këtë herë i vetëm, pa praninë e vëllait të tij Aleksandrit, më datë 10 Korrik duke kërkuar nga koncesionari heqjen e gps-it të makinës.

Ndërsa një ditë më pas ai u rikthye në pikën e dhënies me qira të makinave për të dorëzuar edhe automjetin tjetër të marrë po me qira me datë 5 Korrik, atë ‘Wolkswagen’ Golf 7.

“Menjëherë sapo grupi hetues ra në kontakt të automjetit tip ‘Range Rover’, që dyshohej se ishte përfshirë në rrëmbimin dhe më pas vrasjen e Renis Dobrës, makina u dërgua në Drejtorinë e Policisë Tiranë.

Aty ku iu nënshtrua disa ekspertimeve.

Ku midis provave materiale u gjetën dhe disa fije floku si edhe gjurmë papilare gishtash.

Apo edhe bidonë me ujë të konsumuar.

Si dhe një mbetje ngjyrë jeshile, për të cilën u vendos kryerja e ekspertimit kimik me qëllim përcaktimin e përbërjes së lëndës biologjike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat