Zona e Gjirokastrës gjatë orëve të para të ditës së sotme është përfshirë nga reshje intensive shiu.
Kushtet atmosferike u përkeqësuan përgjatë mesnatës për të vazhduar mëngjesin e së dielës.
Të shoqëruara me stuhi ere reshjet kanë sjellë një përkeqësim të motit në Qarkun e Gjirokastrës.
Deri tani nuk raportohet për problematika të shkaktuara nga moti i keq.