Reshjet në Qarkun Korçë/ Vijon dëbora, ja si paraqitet situata sipas akseve

Shqipëria

Reshjet në Qarkun Korçë/ Vijon dëbora, ja si paraqitet situata sipas akseve

Më: 11 janar 2026 Në ora: 09:21
Korçë

Qarku Korçë është një nga zonat e prekura në vend nga situata e krijuar gjatë ditëve të fundit nga moti i keq.  

Sa i përket qarkullimit nëpër akset e këtij qarku, deri më tani mësohet se:

Segmenti Ersekë-Leskovik është i hapur dhe i kriposur.

Në aksin Maliq-Kufi Gramsh ka reshje të imëta dëbore. Problem mbeten aluvionet në zonën e Lozhanit.

Akset Libonik-Rëmbec-Plasë, Korçë-Voskopojë, Korçë-Ersekë dhe Zemblak-Dogorë-Goricë ka pasur reshje bore, po punohet për pastrim dhe kriposje, ndërsa qarkullimi vijon normal.

Në aksin Bilisht-Miras qarkullimi kryhet me goma dimërore.

Segmentet K/Boboshticë-Dardhë dhe K/Lapidari Podgori-K/Podgori-Liqenas: vijojnë reshjet e borës, po kryhet pastrim dhe kriposje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat