Veliaj kujton nga qelia “21 Janarin”: Plaga e dhimbjes, ende e hapur!

Shqipëria

Veliaj kujton nga qelia “21 Janarin”: Plaga e dhimbjes, ende e hapur!

Më: 21 janar 2026 Në ora: 12:58
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka përkujtuar 15 vjetorin e vrasjeve të 21 janarit, duke thënë se gjaku i katër protestuesve thërret më shumë se kurrë për drejtësi.

Nga qelia e paraburgimit të Durrësit, ku ndodhet prej rreth një viti, Veliaj shprehet se 21 janari i 15 viteve më parë ishte një nga ditët më të errëta të kryeqytetit.

“21 Janar. Sot përulem me respekt para kujtimit të 4 qytetarëve që humbën jetën m’u në zemër të Tiranës – 15 vjet më parë – në një nga ditët më të errëta, që përgjaku kryeqytetin tonë, shtëpinë e të gjithë shqiptarëve.

Plaga e dhimbjes së familjeve mbetet ende e hapur. Gjaku i të pafajshmëve thërret më fort se kurrë për drejtësi. Nuk ju harroj!”, shkruan ai.

Më herët, u bënë në homazhe në Bulevardin Dëshmorët e Kombit ndërsa u vendosën edhe karafila në nderim të të vrarëve. Kryeministri Edi Rama mbajti edhe një fjalë ndërsa theksoi se SPAK duhet të kishte ecur përpara me hetimet dhe të çonte para drejtësisë përgjegjësit, duke marrë parasysh edhe vendimin e dhënë nga Gjykata e Strasburgut, që e cilësoi si krim shtetëror.

Thirrje për drejtësi bëri edhe xhaxhai i Aleks Nikës, njërit prej protestuesve të vrarë, teksa tha se kujtesa dhe përgjegjësit nuk duhet të harrohen. Ai ishte sot edhe në SPAK, ndërsa pas daljes nga atje, drejtoi gishtin nga ish kryeministri Sali Berisha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat