Berisha: Protestat do të vazhdojnë, qytetarët janë heronj

Shqipëria

Berisha: Protestat do të vazhdojnë, qytetarët janë heronj

Më: 25 janar 2026 Në ora: 19:14
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha, paralajmëron vijimin e protestave të opozitës, duke e cilësuar tubimin e 24 janarit si të suksesshëm.

Akuzave të kryeministrit Edi Rama PD për dhunë dhe organizim të incidenteve nga rrugeçër të paguar, siç i quan ai, kryedemokrati iu përgjigj duke i cilësuar si heronj protestuesit, madje shtoi se ata nuk kryen asnjë shkelje ligjore, por vetëm shprehën zemërimin e tyre, shkruan Oranews.

Kryeminsitri shqiptar Edi Rama në një reagim në rrjetin social X e cilëson PD, si të vetmen Parti që e ka në program dhunën. Ndërsa protestuesit e dhunshëm i cilësoi si rrugeçër të paguar.

Mbrëmë pati tensione në protestën e Partisë Demokratike, ku u godit me molotov ndërtesa e Qeverisë në Shqipëri.

Protestuesit, të thirrur nga kryetari i PD-së, Sali Berisha, janë mblodhur para objektit të Kryeministrisë në Tiranë, duke brohoritur kundër kryeministrit Edi Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat