Drejtoresha e Tatimeve në Durrës, Ina Bello largohet nga detyra për performancë të dobët

Shqipëria

Drejtoresha e Tatimeve në Durrës, Ina Bello largohet nga detyra për performancë të dobët

Më: 30 janar 2026 Në ora: 17:40
Ina Bello

Drejtoresha e Tatimeve të Durrësit, Ina Bello është larguar nga detyra.

Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se shkarkimi i saj ka ardhur për shkak të performancës së dobët në drejtimin e institucionit.

Në vend të Bellos, në krye të Drejtorisë së Tatimeve në Durrës është emëruar Agron Nuredinaj, i cili ka marrë detyrën.

Ndërkohë, Ina Bello është transferuar në Tiranë, si inspektore e tatimeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat