“Më dhunon”/ E reja në Poliçan në telashe, ish-bashkëshorti e denoncon

Shqipëria

“Më dhunon”/ E reja në Poliçan në telashe, ish-bashkëshorti e denoncon

Më: 13 shkurt 2026 Në ora: 12:11
Foto ilustrim

Një 26-vjeçare ka përfunduar në telashe me policinë, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortit të saj.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasen me inicialet D.K.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Poliçan referuan materialet në Prokurori.

 Ku nisi procedimi penal për shtetasen D. K., 26 vjeçe, banuese në Poliçan, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortit të saj, në banesën e tij.”, sqaron policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat