Protesta e opozitës/ Gjykata cakton masat për 7 të miturit e arrestuar

Shqipëria

Protesta e opozitës/ Gjykata cakton masat për 7 të miturit e arrestuar

Më: 13 shkurt 2026 Në ora: 16:01
Foto ilustrim

Gjykata e Tiranës ka caktuar vendimin për ‘detyrim paraqitje’ për 7 të miturit e arrestuar gjatë protestës së opozitës më 10 shkurt.

Të mitur e arrestuar gjatë protestës qëndruan gjatë këtyre ditëve në paraburgim.

Vendimi u mor këtë të premte gjatë seancës për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj 7 të miturve.

Të akuzuarit janë shtetastit: R.B., S. P., J. K., K. K., Z. G., D. Z., O. H.

Para marrjes së vendimit, Gjykata e Tiranës dëgjoi edhe palët në proces, prokurorinë e avokatët dhe vendosi që të miturit të paraqiten në organin e akuzës një herë në muaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat