Kërkon ndryshim të masës së sigurisë, caktohet data se kur do të shqyrtohet çështja për kryebashkiakun Veliaj

Shqipëria

Kërkon ndryshim të masës së sigurisë, caktohet data se kur do të shqyrtohet çështja për kryebashkiakun Veliaj

Më: 18 shkurt 2026 Në ora: 14:51
Erion Veliaj

Më 24 shkurt, gjyqtarja e posaçme Nertina Kosova pritet të shqyrtojë kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për ndryshim të masës së sigurimit personal.

Seanca do të zhvillohet në Apelin e Posaçëm, ku do të vlerësohen argumentet e paraqitura nga mbrojtja dhe qëndrimi i organit të akuzës lidhur me vijimin ose jo të masës aktuale të sigurisë.

Apeli i posaçëm do të vlerësojë nëse janë kushtet dhe kriteret ligjore që Veliaj të lerë qelinë, raporton, Anila Hoxha.

Kërkesa e tij bëhet pas vendimit të kalimit të çështjes për gjykim, që sipas mbrojtjes nuk ka mundësi të prishë provat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat