Ra në kontakt me energjinë elektrike, vdes elektricisti në Lezhë

Shqipëria

Ra në kontakt me energjinë elektrike, vdes elektricisti në Lezhë

Më: 19 shkurt 2026 Në ora: 10:21
Foto ilustrim

Një punonjës i OShEE, 35 vjeçar, ka humbur jetën pak minuta më parë gjatë kryerjes së detyrës në fshatin Rrile në Lezhë.

Sipas informacioneve paraprake, elektricisti ka rënë në kontakt me energjinë elektrike gjatë punës, duke pësuar dëmtime fatale, raporton A2 Cnn.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e incidentit kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet dhe përgjegjësitë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat