Debate në Këshillin e Imunitetit për çështjen ‘Balluku’, PD kërkon mbledhje me dyer të hapura

Shqipëria

Debate në Këshillin e Imunitetit për çështjen ‘Balluku’, PD kërkon mbledhje me dyer të hapura

Më: 23 shkurt 2026 Në ora: 11:03
Këshilli i Imunitetit

Këshilli i Imunitetit është mbledhur sot për rastin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu mëson se mbledhja me dyer të mbyllura është shoqëruar me debate.

Kjo pasi demokratët kanë kërkuar që kjo mbledhje të mbahet me dyer të hapura, gjë që nuk është pranuar nga socialistët.

Ndërkaq, kujtojmë se SPAK përfaqësohet nga tre prokurorë në mbledhje, teksa pjesëmarrës është edhe kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho, dhe dy prokurorët që po hetojnë Ballukun, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko.

Po ashtu kanë mbërritur avokatët e Ballukut, Pamela Qirko dhe Ardian Kalija.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat