Komisionerja për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil mesazh urimi në Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Shqipëria

Komisionerja për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil mesazh urimi në Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Më: 8 mars 2026 Në ora: 12:29
Lefterije Lleshi në administraten publike në Shqipëri

Në Ditën Ndërkombëtare Gruas, Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, znj. Lefterije Lleshi (Luzi), shpreh mirënjohjen dhe vlerësimin për të gjitha grate dhe vajzat, që kontribuojnë çdo ditë me përkushtim dhe profesionalizëm në administratën publike dhe në shërbimin civil në Shqipëri.

Roli i grave dhe vajzave është thelbësor në ndërtimin e një administrate profesionale, të qëndrueshme dhe në shërbim të qytetarëve.

Gëzuar 8 Marsin për të gjitha gratë dhe vajzat, që me punën dhe integritetin e tyre kontribuojnë çdo ditë për një shoqëri më të drejtë !

Fuqia e grave dhe vajzave është fuqia e një shoqërie që ecën përpara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat